![Kurti - opozitës: Hajnat kanë me shku në burg](/uploads/kosova-sot/images/2025/January/23/200x200_Zgjedhje_20251737615804.jpg)
Nxënësi qëllon me stilolaps në fytyrë shoqen e klasës në Brazil
![Nxënësi qëllon me stilolaps në fytyrë shoqen e klasës në Brazil](/uploads/kosova-sot/images/2023/April/19/auto_LAJMI_I_FUNDIT1681900431.jpg)
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Brazil, ku një 14-vjeçar ka goditur disa herë me stilolaps shoqen e klasës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Në videon e postuar në internet, shihet se 14-vjeçari bashkë me dy shokë të klasës kanë qenë duke prezantuar një projekt para klasës. Shkak ka qenë tallja e shoqes së klasës, për shkak se adoleshenti nuk shqiptonte mirë fjalët.
Mediat e huaja shkruajnë se 14-vjeçari është arrestuar, pasi akuzohet për tentativë vrasje.
Babai i djalit ka reaguar, duke pretenduar se djali i tij ishte subjekt i bullizmit dhe se nuk kishte asnjë arrestim. Ai shtoi gjithashtu se duhej të zhvendosej në një lagje tjetër pasi kishte marrë kërcënime me vdekje pas incidentit.
Student stabs classmate with a pencil for making fun of him
— Levandov (@blabla112345) May 13, 2023
Was allegedly in Brazil pic.twitter.com/fC30Fqa7EI
(Kosova Sot Online)