Lexoni edhe:
DASH publikon raportin: Ja cilat janë problemet në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut
Një person është arrestuar mbrëmjen e së martës në Ferizaj, pasi duke keqpërdorur kartela të ndryshme bankare ka kryer blerje në dyqane në vlerë rreth 17 mijë e 400 euro, transmeton "Kosova Sot Online ".
Policia njofton se arrestimi i tij është bërë pas hetimeve të zhvilluara nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike.
“Ferizaj 16.05.2023 – 20:30. Pas hetimeve të zhvilluara Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike është arrestuar i dyshuari kosovar pas i njëjti duke keqpërdorur kartela të ndryshme bankare ka kryer blerje në dyqane të ndryshme në vlerë rreth 17 400 euro”, thuhet në raportin policor.
Në cilësi të provave materiale, nga i dyshuari janë sekuestruar tre telefona celularë dhe disa fletëpagesa bankare. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Rasti është iniciuar si “Lëshimi i çeqeve pa mbulesë apo të rremë dhe keqpërdorimi i kartelave të bankës apo kreditit”.
(Kosova Sot Online )