Edi Rama në Samitin e KiE: Tërhiqni mbrapsht raportin kundër UÇK-së, për trafik organesh

  • E.k /
  • 17 May 2023 - 13:05
Edi Rama në Samitin e KiE: Tërhiqni mbrapsht raportin kundër UÇK-së, për trafik organesh

Kryeministri i Shqipqrisë , Edi Rama, mori pjesë këtë të mërkurë në Samitin e Liderëve të Këshillit të Europës, në Rekjavik të Islandës, pë rcjell “Kosova Sot Online”.

Rama kërkoi nga Asambleja e Këshillit të Evropës që të tërheqë deklaratën ku Ushtria Çlirimtare e Kosovës akuzohet për trafikim organesh.

“Asambleja e Këshillit të Evropës ka detyrimin moral të tërheqë çdo gabim. Në këtë rast duhet të tërheqë mbrapsht raportin që në mënyrë të rreme e etiketoi Shqipërinë si një për trafikim e organeve nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës.”, ka thënë Rama.

(Kosova Sot Online)