Gjilan: Burri e rrah gruan e tij shtatzënë, e bën për spital
Një rast i dhunës në familje ka ndodhur dje në Gjilan, shkruan “Kosova Sot Online”.
Një person është arrestuar, pasi ka udhtruar dhunë fizike ndaj gruas së tij që është shtatzënë.
Më pas i dyshuari ka kërkuar që viktima të shkojë te familja e vajzërisë.
Viktima ka marrur trajtim mjekësor.
Rasti lidhur me këtë ngjarje është duke u hetuar.
“Gjilan 17.05.2023 – 17:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes së tij, viktimës femër kosovare, pasta i dyshuari ka kërkuar që viktima të shkojë te familja e vajzërisë. Viktimës iu është ofruar tretman mjekësor pasi që e njëjta edhe është shtatzënë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e policisë.
(Kosova Sot Online)