Spahiu: Isa Mustafa e ka dhënë Asociacionin, e ka dhënë falë, kjo përbën tradhti kombëtare

  • E.k /
  • 19 May 2023 - 09:31
Spahiu: Isa Mustafa e ka dhënë Asociacionin, e ka dhënë falë, kjo përbën tradhti kombëtare

Analisti dhe publicisti, Nexhmedin Spahiu, ka thënë se ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, e ka dhënë Asociacionin për asgjë dhe se e ka dhënë falë dhe në këmbim të asgjëje, përcjell "Kosova Sot Online".

Sipas Spahiut, një veprim i tillë konsiderohet si tradhti kombëtare ndaj interesave kombëtare të Kosovës.

“Por është një dallim shumë i madh, Isa Mustafa e ka dhënë Asociacionin për asgjë fare, e ka dhënë falë, në këmbim të asgjëje. Prandaj, kjo vetvetiu përbën tradhti kombëtare, përbën një gafë të madh, një dëmtim të madh të interesave kombëtare të Kosovës. Nëse Asociacioni jepet në këmbim të diçkaje, në këmbim të njohjes, atëherë mund të themi që ne e blejmë njohjen lirë apo shtrenjtë, varësisht nga kompetencat e Asociacionit. Por, nuk mund të themi që e kemi dhënë kot’’, ka thënë Spahiu.

(Kosova Sot Online)