
Në qershor takohen qeveritë Kosovë-Shqipëri

Qeveritë e Kosovës dhe të Shqipërisë do të bëhen sërish bashkë në një mbledhje të përbashkët në mes të muajit qershor, përcjell “Kosova Sot Online”.
Këtë e ka konfirmuar kryeministri i Kosobës, Albin Kurti.
Ky do të jetë takimi i nëntë mes qeverive shqiptare të të dy shteteve, ndërsa që prej 11 janari 2014, kur për herë të parë nisi ky bashkëpunim, janë nënshkruar dhjetëra marrëveshje.
(Kosova Sot Online)