
Abazoviq pas betimit të Milatoviqit: Ëndrra jonë politike është realizuar

Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka uruar Jakov Milatoviqin për zgjedhjen si presidenti i shtetit malazez, përcjell “Kosova Sot Online”.
Abazoviq tha se ëndrra e tyre politike është realizuar.
“Kuvendi i Malit të Zi kurrë më i bukur, i gjithë rajoni, si dhe mysafirë nga Evropa dhe e gjitha bota u mblodhën në një vend. Mali i Zi dërgon një mesazh shumë të bukur. Ëndrra jonë politike është realizuar”, tha Abazoviq.
(Kosova Sot Online)