Detaje: Ja si vdiq një foshnjë në barkun e nënës së saj në QKUK
Të shtunën në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK, një foshnjë ka vdekur në barkun e nënës së saj, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Familjarët e gruas nga Shtimja dyshojnë se për shkak të neglizhencës, foshnja ka vdekur në bark dhe nuk është lindur me kohë, ani se shtatzëna që nga e hëna është e hospitalizuar në Gjinekologji për shkak se kishte arritur kohën e lindjes.
Sipas burimeve, policia dhe prokuroria kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku janë ftuar edhe Inspektorati Shëndetësor, i cili ka kryer inspektimet dhe janë intervistuar palët.
Media poashtu merr vesh se tri ekzaminimet e fundit (CTG), që tregojnë rrahjet e zemrës së foshnjës në bark, nuk kanë rezultuar mirë dhe përkundër këtyre nuk është intervenuar.
(Kosova Sot Online)