
Autobusi përplaset me veturën, lëndohet 20-vjeçarja

Një autobus është përplasur sot me një veturë, përcjell “Kosova Sot Online”.
Policia njofton se automjeti tip autobus me drejtues shtetasin A. T., 58 vjeç, banues në Fier, është përplasur me automjetin tip “Skoda” me drejtues shtetasin K. L., 21 vjeç, banues në Librazhd.
Si pasojë e përplasjes, është dëmtuar lehtë 20 vjeçarja pasagjere e veturës.
Drejtuesit e automjeteve janë shoqëruar në Komisariat për kryerjen veprimeve të mëtejshme procedurale.
Rasti lidhur me këtë aksident është duke u hetuar.
(Kosova Sot Online)