Arrestohen katër infermierë në këtë vend
Katër infermiere në rajonin perëndimor Tabora të Tanzanisë akuzohen për marrjen e organeve të foshnjave binjake, ka thënë një zyrtar rajonal, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Një komitet i ngritur për të hetuar incidentin zbuloi se trupat e binjakëve të lindur para kohe ishin gjymtuar pasi kishin vdekur.
Nëna gjeti sytë e foshnjave të saj të nxjerra dhe një pjesë të lëkurës së tyre të hequr nga balli.
Komisionerja rajonale e Taborës, Batilda Buriani tha se infermierët, të cilët janë të arrestuar, janë pezulluar nga detyrat e tyre.
(Kosova Sot Online)