![Berisha - Kurtit: Dy rrugë i ke, bone shumicën dhe krijo qeverinë, ose dil në opozitë](/uploads/kosova-sot/images/2023/April/07/200x200_beke-berisha1680872298.jpg)
Ferizaj: Tejkaloi shpejtësinë e lejuar, gjobitet shoferi me 500 euro dhe i hiqet patentë shoferi për një vit
![Ferizaj: Tejkaloi shpejtësinë e lejuar, gjobitet shoferi me 500 euro dhe i hiqet patentë shoferi për një vit](/uploads/kosova-sot/images/2023/May/23/auto_euro-gf41511ff9_12801684836086.jpg)
Policia në Ferizaj ka ndaluar një shofer të moshës 25 vjeça,r i cili me veturë ka bërë tejkalimin e shpejtësisë, pasi në zonën e kufizimit 50 km/h ka zhvilluar shpejtësi 127 km/h, përcjell “Kosova Sot Online”.
Sipas njoftimit të policisë, ndaj tij, policia i shqiptoi një gjobë kundërvajtëse me dënim prej 500 euro, 5 pikë negative dhe një vit masë mbrojtëse, heqje e patent shoferit.
“Me këtë rast, Policia Rajonale në Ferizaj apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shpejtësinë dhe shenjat e komunikacionit. Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë”, thuhet në njoftim.
(Kosova Sot Online)