Bulliqi njofton për tri projekte me vlerë afro 700 mijë euro

  • E.k /
  • 23 May 2023 - 15:50
Bulliqi njofton për tri projekte me vlerë afro 700 mijë euro

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka njoftuar për nënshkrimin e tri memorandumeve të bashkëpunimit me zëvendësministrin e Infrastrukturës, Hysen Durmishi, për t’i financuar tri projekte në vlerë prej 690 mijë e 500 eurosh në atë komunë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Po ashtu, ai ka shkruar se këto projekte do të fillojnë këtë vit.

“Me zëvendësministrin e Infrastrukturës, Hysen Durmishi kemi nënshkruar memorandum bashkëpunimin për financimin e tri projekteve të mëdha infrastukrurore;

Sanimi dhe rehabiltimi i rrugës së dëmtuar nga vërshimet në fshatin Pakashticë, në vlerë prej 154,000.00 €

Zgjerimi, sanimi dhe riasfaltimi i rrugës kryesore në Shamalluk, në vlerë prej 186,500.00 €.

Ndërtimi i rrugës Turuqicë- Herticë, në vlerë prej 350,000.00 €

Projektet do të fillojnë këtë vit, për të vazhduar edhe në vitin ”, ka shkruar Bulliqi.

(Kosova Sot Online)