
Vushtrri: Një femër sulmohet fizikisht, i dyshuari ka tentuar ta sulmoj edhe seksualisht

Një femër në Vushtrri, ka raportuar në polici se një person i dyshuar e ka sulmuar fizikisht dhe ka tentuar ta sulmoj edhe seksualisht, shkruan “Kosova Sot Online”.
Lidhur me këtë rast është arrestuar personi i dyshuar.
“Vushtrri 22.05.2023 - 20:30. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar e ka sulmuar fizikisht dhe ka tentuar ta sulmoj edhe seksualisht. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin policor.
(Kosova Sot Online)