Anulohet seanca e sotme ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Seanca që ishte paraparë për ditën e sotme në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është anuluar.
Kjo seancë pritet të vazhdojë më 12 qershor në orën 09:00, 2023, përcjell “Kosova Sot Online”
Portali i DhSK-së e a bërë të ditur këtë lajm.
“Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit të shtatë të ZPS-së, gjykimi ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit përfundoi për këtë javë. Gjykimi do të rinis të hënën, më 12 qershor, në orën 09:00, ndërsa seanca e caktuar për nesër (më 24 maj) anulohet”, thuhet në portal.
(Kosova Sot Online)