Lexoni edhe:
Lajm i keq nga QKUK-ja, Klinika Infektive pa terapi për HIV/AIDS
Kandidati i PDK-së për komunën e Zveçanit, që doli fitues në zgjedhjet e 23 prillit, Ilir Peci, nesër do ta kryejë procedurën e betimit. Peci në ka thënë se betimin do ta bëjë në orën 10:00 në kullën e Isa Boletinit në fshatin Boletin. “Seanca do të mbahet në kullën e Isa Boletinit në Boletin”, ka thënë Peci, transmeton "Kosova Sot Online".
Nesër betimin do ta japin edhe dy kryetarët e tjerë, Izmir Zeqiri në Zubin Potok dhe Lulzim Hetemi në Leposaviq.
Për betimin e kryetarëve të rinj ka folur edhe kryeministri Kurti në fjalën hyrëse në mbledhjen e sotme të Qeverisë.
Ai tha se nesër në ndërtesat publike të këtyre komunave do të bëhet edhe betimi i kryetarëve të rinj që kanë mbetur ka e kryer këtë procedurë.
Lajm i keq nga QKUK-ja, Klinika Infektive pa terapi për HIV/AIDSLexoni edhe:
“Nesër në ndërtesa publike në këto komuna do të mbahen seancat konstituive dhe betimi i kryetarëve të rinj të Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit”, tha Kurti. Për të kryer procedurën e betimit, ambasadori amerikan Jeffrey Hovenier kishte thënë se kryetarët e rinj të komunave në Veri duhet të hyjnë vetëm në ndërtesat ku janë të mirëpritur.
“Zyrtarët e zgjedhur duhet të hyjnë vetëm në ndërtesat ku janë të mirëpritur. Vendndodhja brenda komunës në të cilën zyrtarët e zgjedhur bëjnë betimin në ceremoni nuk ndikon në statusin e tyre si zyrtar i zgjedhur”, ka deklaruar Jeffrey Hovenier.
(Kosova Sot Online )