
Varhelyi sot në Kosovë, takohet me Osmanin, Kurtin, Konjufcën e opozitën
Komisionari i Bashkimit Evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi, Oliver Varhelyi, sot do të qëndrojë në Kosovë ku do të takoj udhëheqësit e institucioneve, përcjell “Kosova Sot Online”.
Varhelyi do të tëkohet me presidenten e vendit, Vjosa Osmani në orën 09:00.
Komisionari po ashtu do të takojë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në orën 10:05, ndërsa një orë më vonë do të pritet nga kryeparlamentari Glauk Konjufca.
Varhelyi do të takohet edhe me opozitën dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile.
“Këto takime do të jenë një mundësi për të rishikuar marrëdhëniet BE-Kosovë dhe për të diskutuar zhvillimet e fundit si dhe reformat kyçe, duke përfshirë fushën e reformës në drejtësi, tranzicionit të energjisë dhe luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”, thuhet në njoftimin e KE.
(Kosova Sot Online)