Lirohet dhe më pas arrestohet sërish i dyshuari për sulmin seksual ndaj 80-vjeçares në Vushtrri
Dje u raportua për arrestimin e Bujar Bajramit, pasi dyshohet se ka sulmuar seksualisht një grua të moshuar në fshatin Prelluzhë të Vushtrrisë, përcjell “Kosova Sot Online”.
Fillimisht, Bajramit i ishte caktuar masa e ndalimit policor, por burimet e Sinjali brenda Prokurorisë bëjnë me dije se ai është liruar gjatë ditës së djeshme dhe rasti ka kaluar në procedurë të rregullt.
E pas kësaj, më vonë 42-vjeçari është ftuar sërish që të intervistohet dhe më pas Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që ai prapë të dërgohet në mbajtje.
(Kosova Sot Online)