
Në Gjakovë plagoset një person

Në Gjakovë një person sot është qëlluar me armë zjarri, përcjell “Kosova Sot Online”.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur dy gëzhoja.
Viktima është dërguar në Spitalin Rajonal në Gjakovë, ku gjendja e tij shëndetësore për momentin është stabile (jashtë rrezikut për jetë).
Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar me inicialet A.N.
“Sektori Rajonal i Hetimeve, të mbështetur edhe nga njësitet tjera në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë, pas një angazhimi operativ dhe hetimor rreth orës 14:00 kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë një të dyshuar lidhur me rastin në fjalë.
(Kosova Sot Online)