
Alon Ben-Meir: Unë besoj se SHBA-ja nuk duhet të marrë asnjë masë ndëshkuese ndaj Kosovës

Profesori amerikan, Alon Ben-Meir, beson se SHBA-ja nuk duhet të marrë asnjë masë ndëshkuese ndaj Kosovës, qoftë ajo e ngrirjes së ndihmës financiare apo ushtrimit të presionit politik, përcjell “Kosova Sot Online”.
Ai ka shkruar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka të drejtë që dyshon për presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq.
“Unë besoj se SHBA-ja nuk duhet të marrë asnjë masë ndëshkuese ndaj Kosovës, qoftë ajo e ngrirjes së ndihmës financiare apo ushtrimit të presionit politik. Kurti ka të drejtë që dyshon për Vuçiqin, dhe si SHBA ashtu edhe BE-ja duhet ta kenë parasysh plotësisht këtë”, ka shkruar Ben-Meir në Twitter.
(Kosova Sot Online)