![Osmani ka uruar 17-vjetorin e Pavarësisë: Nuk ka asgjë që mund ta ndalë Republikën tonë](/uploads/kosova-sot/images/2024/August/19/200x200_auto_vjosa-osmani-kl1702228020-600x3601724054595.webp)
Hidhet gaz lotsjellës para objektit të komunës së Zveçanit
![Hidhet gaz lotsjellës para objektit të komunës së Zveçanit](/uploads/kosova-sot/images/2023/May/26/auto_w2221685102693.webp)
Është hedhur gaz lotsjellës para komunës së Zveçanit, ku një turmë qytetarësh po konfrontohet me Policinë.
Radio Evropa e Lirë raporton se Policia ka hedhur gaz lotsjellës dhe shok bomba për t’i shpërndarë qytetarët e tubuar para objektit komunal.
Në pamje shihet se si turma nis të shpërndahet, ndërkaq dëgjohet edhe një zhurmë e të shtënave, që mediat që raportojnë nga vendi i ngjarjes thonë se janë nga shok bomba. Nuk raportet se ka ndonjë të lënduar.
Sot në veri të vendit janë dëgjuar sirenat e më pas qytetarë të komunitetit serb janë tubuar.
Policia njoftoi kryetarët e rinj të komunave veriore: Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, për të hyrë në objektet zyrtare të komunave përkatëse. Udhëheqësit e këtyre komunave me shumicë serbe – që të gjithë shqiptarë – u betuan një ditë më herët në ndërtesa publike, si shkollat, për shkaqe të sigurisë.
(Kosova Sot Online)