![](/uploads/kosova-sot/images/2023/May/27/200x200_ddddddddddddddddd1685171729.jpg)
Lexoni edhe:
Detyrimi për pranimin e shtetësisë së Kosovës nga regjimi e Aleksandër Vuçiqit krijon tërmet në Serbi
Forcat e armatosura të Serbisë mbeten në nivelin më të lartë të gatishmërisë luftarake për momentin. Kështu thuhet në deklaratën e lëshuar pas përfundimit të seancës së Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Serbi, transmeton "Kosova Sot Online".
Siç thuhet në këtë komunikatë, “gjatë takimit është rënë dakord për të gjitha aktivitetet e nevojshme të sigurisë me qëllim të forcimit të kapaciteteve mbrojtëse të Serbisë”.
Ndërkaq, u akuzua KFOR-i se “nuk e ka kryer punën e tij”. Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Serbisë është mbledhur sot pas zhvillimeve të djeshme në veri të Kosovës.
Presidenca e Serbisë ka publikuar pamje nga kjo mbledhje derisa ka shpërndarë edhe deklaratën e Aleksandër Vuçiqit, i cili citohet të ketë thënë se “Republika e Serbisë do të jetë e fortë dhe e palëkundur në mbrojtjen e popullit të saj”.
(Kosova Sot Online )