“Blindohet” objekti i Komunës së Zveçanit
Policia e Kosovës dhe ushtarët e KFOR-it, kanë “blinduar” objektin e Komunës së Zveçanit, përcjell “Kosova Sot Online”.
Ushtarët e KFOR-it kanë krijuar një kordon të sigurisë, menjëherë pas kordonit të krijuar nga Policia e Kosovës.
Kjo pas protestës së paralajmëruar sot dhe pas përpjejkjes së serbëve lokalë për t’u futur brenda objektit të Komunës sot në mëngjes.
(Kosova Sot Online)