Von Cramon: Askush nuk mund të qeverisë me 1-2% të votave

  • 29 May 2023 - 12:21
Von Cramon: Askush nuk mund të qeverisë me 1-2% të votave

Raportuesja e për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola Von Cramon tha se situata në veri nuk është e qëndrueshme, duke shtuar  dhe akuzuar se Qeveria po bën manovra të rrezikshme atje, transmeton "Kosova Sot Online".

Ajo foli për vizitën që e pati të dielën atje, ndërsa tha se ka hasur në shumë pjesëtarë të njësive speciale të Policisë së Kosovës. Von Cramon tha se askush nuk mund të qeverisë me një apo dy për qind të votave.

“Unë e vizitona veriun dhe jam e brengosur se është situatë e tensionuar, atje gjenden shumë pjesëtarët të Njësisë së Forcave Speciale. Kryetarët janë zgjedhur në mënyrë legjitime, por kjo nuk nënkupton që ata kanë fuqi legjitime që të hyjnë në objekte dhe që këtë qasje ta sigurojnë më forcë”, tha ajo në një konferencë për media.

“Askush nuk mund të qeverisë me një ose dy për qind të votave. Situata nuk është e qëndrueshme”, shtoi Von Cramon.

(Kosova Sot Online )