Durmishi: KFOR’i dhe gazetarët e kuptuan që Serbia nuk është vetëm kundër VV-së

  • A.P /
  • 29 May 2023 - 21:13
Durmishi: KFOR’i dhe gazetarët e kuptuan që Serbia nuk është vetëm kundër VV-së

Për situatën në Veri, ka reaguar zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Sipas, Durmishit, KFOR’i dhe gazetarët “e kuptuan që Serbia nuk është vetëm kundër VV-së”.

”Edhe KFOR-i edhe gazetarët besoj që sot e kanë kuptuar që serbët nuk sulmojnë vetëm Qeverinë e LV, por të gjithë ata që nuk flasin serbisht. Kështu ka qenë edhe në të 90-tat”, ka ironizuar Durmishi.

Në Zveçan ka pasur përleshje në mes pjesëtarëve të KFOR’it si dhe protestuesve serbë.

(Kosova Sot Online)