E vërteta e flamurit të Kosovës në komunën e Zubin Potokut
Policia e Kosovës e ka zhvendosur flamurin e Kosovës një kat me lartë, ku ishte duke qëndruar në katin e parë të objektit të komunës së Zubin Potokut, përcjell “Kosova Sot Online”.
“Kontakt Plus Mitrovica” ka publikuar pamje teksa flamuri po largohej nga kati i parë i objektit të komunës, për ta ngjitur një kat më lartë.
Veton Elshani nga policia e Mitrovicës tha se flamuri është vendosur një kat më lartë në mënyrë që të mos dëmtohet.
(Kosova Sot Online)