EULEX bën thirrje që në veri të Kosovës të rivendoset urgjentisht paqja

  • E.k /
  • 30 May 2023 - 11:18
EULEX bën thirrje që në veri të Kosovës të rivendoset urgjentisht paqja

Misioni i EULEX-it ka bërë thirrje që në veri të Kosovës të rivendoset urgjentisht paqja.

“Situata e sigurisë atje është ende e tensionuar dhe kjo është një arsye për shqetësim të madh. Ju bëjmë thirrje të gjitha palëve që të veprojnë me maturi, të shmangin dhunën dhe të marrin masa për të depërshkallëzuar këtë situatë të tensionuar. Duhet të rivendoset urgjentisht paqja në interes të të gjithëve komuniteteve që jetojnë në veri të Kosovës”, ka thënë EULEX-i për Tanjug.

EULEX-i ka deklaruar se do të vazhdojë punën me “vendosmëri për të mbështetur stabilitetin e Kosovës”, si dhe për sigurinë e të gjitha komuniteteve në Kosovë përmes patrullave të shtuara dhe në “bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe KFOR-in”.

Që nga e premtja serbët në veri janë duke protestuar para objekteve komunale në Leposaviq, Zubin-Potok e Zveçan, duke kundërshtuar që kryetarët e rinj të ushtrojnë detyrën nga objektet komunale.

(Kosova Sot Online)