Albin Kurti takohet sot me Borrellin e Lajçakun në Bratisllavë
Kryeministri e Kosovës, Albin Kurti sot do të takohet me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell dhe emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak, në kuadër të Forumit të Bratisllavës ku Albin Kurti është duke marrur pjesë, përcjell “Kosova Sot Online”.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.
“Kryeministri Kurti po merr sot pjesë në ditën e fundit të Konferencës për Siguri Globale në Bratislavë. Ndër të tjerash, atje do të takojë Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Borrell dhe emisarin e BE-së, Lajcak si dhe do të jetë pjesë e disa paneleve të diskutimit”.
(Kosova Sot Online)