Gjykata sot pritet të marrë një vendim për dy serbët e arrestuar në protestën e Zveçanit

  • E.k /
  • 31 May 2023 - 14:52
Gjykata sot pritet të marrë një vendim për dy serbët e arrestuar në protestën e Zveçanit

Seanca dëgjimore ka përfunduar për caktimin e masës së sigurisë ndaj dy serbëve, të arrestuar të hënën në protestat e dhunshme në Zveçan, përcjell “Kosova Sot Online”.

Lajmi për arrestimin e tyre u bë i njohur në raportin e djeshëm të Policisë së Kosovës.

“RREZIKIM I PERSONAVE NËN MBROJTJE NDËRKOMBËTARE & PJESMARRJE NË TURMË QË KRYEJNË VEPËR PENALE DHE HULIGANIZËM/ Prishtinë 29.05.2023 – 18:30. Për shkak të dyshimit se kanë qenë të përfshirë në sulme ekstreme të dhunshme me mjete shpërthyese, ndaj ushtarëve të KFOR-it, policisë dhe gazetarëve, dy meshkuj K-Serb me vendim të prokurorit të Prokurorisë Speciale të Kosovës janë dërguar në mbajtje për 48 orë, përderisa të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt. ​Lidhur me rastin janë duke u kryer hetime të mëtejme, nga njësitet relevante policore”, ka njoftuar policia në raportin e saj 24-orësh .

(Kosova Sot Online)