
Disa qytetarë në Podgoricë mblidhen në mbështetje të serbëve në Kosovë

Disa qindra qytetarë u mblodhën dje para një kishe në Podgoricë, në shenjë mbështetjeje për serbët në Kosovë,përcjell “Kosova Sot Online”.
Pjesëmarrësit brohorisnin “Kosova është zemra e Serbisë” dhe mesazhe të tjera.
Ata kishin veshur bluza me mesazhet “Vëllai për vëllain, nuk ka dorëzim”, “Kosova është Serbi”, “Mali i Zi – Rusi”.
(Kosova Sot Online)