Borrell: Jam në pritje të një takimi me Vuçiqin, dhuna duhet të ndëshkohet

  • E.k /
  • 01 June 2023 - 10:18
Borrell: Jam në pritje të një takimi me Vuçiqin, dhuna duhet të ndëshkohet

Shefi për Politikë të Jashtme i BE-së, Josep Borrell, ka folur për tensionet në veri të Kosovës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Borell tha është në pritje të një takimi me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Tutje, ai tha se dhuna duhet të ndëshkohet, pasi nuk është rruga e duhur.

Më tej, ai tha se duhet të shmanget çfarëdo lloj përshkallëzimi dhe se kryesit e kësaj dhune duhet të vihen para drejtësisë.

”Jam në pritje të një takimi me [Aleksandër] Vuçiqin”. Duhet të insistojmë se dhuna nuk është rruga e duhur, dhuna duhet të ndëshkohet dhe kryesit e kësaj dhune duhet të vihen para drejtësisë. Duhet të shmanget çfarëdo lloj përshkallëzimi dhe lëvizjet e pakoordinuara”.

Këto komente Borrell i dha këtë mëngjes, gjatë hyrjes në Samitin e liderëve Evropianë që do të mbahet në Kishinau të Moldavisë.

(Kosova Sot Online)