Kapen disa persona për shezlongët në plazh
Një tjetër sherr për shezlongët në plazh ka ndodhur në Shkodër, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 31 vjeçar si dhe u shpallën në kërkim dy 27 vjeçarë, të tre banues në Shkodër.
Dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kanosur një 64 vjeçar, banues në Shkodër, e kanë goditur atë me mjete të forta dhe i kanë dëmtuar automjetin me të cilin lëvizte, për shkak të shfrytëzimit të hapësirave në plazh, për vendosjen e shezlongëve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
(Kosova Sot Online)