
Osmani takohet edhe me kryeministrin e Belgjikës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në Samitin e Komunitetit Politik Evropian në Moldavi u takua edhe me kryeministrin e Belgjikës, Alexander De Croo, përcjell “Kosova ot Online”.
Osmani njoftoi se me kryeministrin e Belgjikës diskutuan zhvillimet e fundit.
“Theksova rëndësinë e bashkëpunimit tonë të ngushtë në avancimin e rrugës së Kosovës drejt BE-së dhe e falënderova për udhëheqjen e tij në thellimin e marrëdhënieve tona dypalëshe ”, shkroi Osmani në llogarinë e saj në Twitter.
Great to see Prime Minister of Belgium @alexanderdecroo at @EPCMoldova & to discuss recent developments.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) June 2, 2023
I emphasized the importance of our close cooperation in advancing Kosovo's EU path and thanked him for his leadership in deepening our bilateral relations. ???? pic.twitter.com/5z3G5TZbGC
(Kosova Sot Online)