Lexoni edhe:
Me bekimin e Presidentes Osmani dhe Kryeministrit Kurti, këto janë procedurat për organizimin e për zgjedhjeve të reja në veri të Kosovëa
Deputeti gjerman, Peter Beyer, ka thënë se situata në veri e ka shtyrë që të vije sërish në Prishtinë, transmeton "Kosova Sot Online".
Beyer, theksoi se ka biseduar me shumë persona për situatën që është duke mbretëruar në veri të vendit.
“Po është e vërtetë, jam rikthyer në Kosovë, këtë herë është një vendim spontan që e mora. Dhuna në veri më shtyu që spontanisht të vije në Prishtinë për të biseduar me shumë persona për zhvillimet në veri”, tha Beyer në Klan Kosova.
Fundjavën e kaluar në Prishtinë ka qëndruar Manuel Sarrazin, emisar gjerman për Ballkanin Perëndimor. Sarrazin erdh pas futjes së kryetarëve të rinj shqiptarë në objektet e tri komunave veriore, Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçanit.
“Porosia ime sot është që ne nuk do të lejojmë që këto mundësi, këto shanse që i ofron marrëveshja e Ohrit të hidhen poshtë për shkak të ndonjë vendimi të marrë”, ka thënë Sarrazin në Kosovë.
Ndërkaq, javës që vjen, Kosovën pritet ta vizitojnë emisarët perëndimorë, Gabriel Escobar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Miroslav Lajcak i Bashkimit Evropian.
(Kosova Sot Online )