Lexoni edhe:
Paraqesin rrezik serioz për pushuesit, bllokohen 8 mjete lundruese nga Saranda në Shëngjin
315 mijë abuzime të rënda janë kryer ndaj fëmijëve gjatë luftërave dhe konflikteve nga viti 2005 deri në 2022, sipas të dhënave të UNICEF, transmeton "Kosova Sot Online ".
Sipas agjencisë së OKB-së, shkeljet e kryera nga palët ndërluftuese në më shumë se 30 situata në Afrikë, Azi, Lindjen e Mesme dhe Amerikën Latine përfshijnë 120,000 fëmijë të vrarë ose të gjymtuar (mesatarisht 20 në ditë), të paktën 105,000 të rekrutuar ose të përdorur nga forcat e armatosura apo grupet e armatosura, më shumë se 32.500 të rrëmbyer, më shumë se 16.000 viktima të dhunës seksuale.
Kombet e Bashkuara kanë verifikuar gjithashtu më shumë se 16 mijë sulme në shkolla dhe spitale, dhe më shumë se 22 mijë raste të aksesit humanitar që u është mohuar fëmijëve.
(Kosova Sot Online )