![Berisha - Kurtit: Dy rrugë i ke, bone shumicën dhe krijo qeverinë, ose dil në opozitë](/uploads/kosova-sot/images/2023/April/07/200x200_beke-berisha1680872298.jpg)
Skenderaj: Një nënë thotë se vajzat e saj ikën nga shtëpia dhe më pas i ushtruan dhunë psikike
![Skenderaj: Një nënë thotë se vajzat e saj ikën nga shtëpia dhe më pas i ushtruan dhunë psikike](/uploads/kosova-sot/images/2023/June/06/auto_anziana1686038980.jpg)
Një grua me të meta fizike ka raportuar se dy vajzat e saj të mitura kanë dalë nga shtëpia dhe nuk janë kthyer pasi të njëjta përmes telefonit janë duke i shkaktuar presion, dhunë psikike viktimës, duke i thënë se gjenden në lokacione të ndryshme, shkruan “Kosova Sot Online”.
Njëra nga të dyshuarat është dërguar në stacion policor dhe është intervistuar.
Rasti lidhur me këtë rast është duke u hetuar.
“DHUNË NË FAMILJE- Skenderaj 04.06.2023-17:45. Ankuesja femër kosovare (me të meta fizike) raporton se dy vajzat e saj të mitura të cilat kanë dalë nga shtëpia dhe nuk janë kthyer pasi që të njëjtat përmes telefonit janë duke i shkaktuar presion, dhunë psikike viktimës, duke i thënë se gjenden nëpër lokacione të ndryshme. Njëra nga të dyshuarat është sjellë në stacion policor dhe është intervistuar. Në konsultim me prokurorin rasti iniciohet si më lartë. Rasti është duke u hetuar.”
(Kosova Sot Online)