Shqiptari 20 vjeçar vritet me një plumb në kokë në Itali
Enrico Aliaj, është 20 vjeçari që vdiq, pasi u qëllua me një plumb në kokë në Itali, përcjell “Kosova Sot Online”.
Aliaj ishte me vëllanë dhe me shokun e vëllait, Elham Aliaj, një 17 vjeçar italian, i cili ishte në banesë në momentin kur ndodhi vrasja dhe me pas u largua nga banesa.
Rezultati i këtij ekzaminimi, së bashku me rezultatet e autopsisë dhe raportin balistik, do të jenë përcaktues për të vërtetuar ose jo versionin e dhënë nga dy miqtë se bëhej fjalë për një loje të rrezikshme (ruletë ruse), që përfundoi në tragjedi, pasi Enriko qëlloi veten.
(Kosova Sot Online)