![Dy vajza arrestohen pasi tentuan të fusin marihuanë në Dubravë](/uploads/kosova-sot/images/2023/September/12/200x200_auto_burgu-dubraves-1-657x350_1546871068-688492015468713221694511793.jpg)
Çeku: Kurti shumë shpejt do të ketë përgjigje edhe për faktorin ndërkombëtar, për mediat dhe për qytetarët
![Çeku: Kurti shumë shpejt do të ketë përgjigje edhe për faktorin ndërkombëtar, për mediat dhe për qytetarët](/uploads/kosova-sot/images/2023/June/07/auto_q111686135858.webp)
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku, ka treguar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, shumë shpejt do ta ketë përgjigjen për faktorin ndërkombëtar, mediat dhe qytetarët për kërkesat e fundit pas situatës dhe tensioneve në veri të vendit, përcjell “Kosova Sot Online”.
“Kryesia e VV-së mban takime të rregullta. Në të gjitha këto takime diskutohen të gjitha, përfshirë edhe çështjet e fundit. Këtu është ndërtesa e Qeverisë. Nuk do të doja të flisnim për çështje që lidhen me partinë. Kryeministri Kurti shumë shpejt do të ketë përgjigje edhe për faktorin ndërkombëtar, edhe për mediat, edhe për qytetarët”, ka thënë Çeku.
Ndërkombëtarët po kërkojnë që Kosova ta largojë policinë nga objektet komunale në katër komunat veriore, ndaljen e protestave, zgjedhjet e reja dhe pjesëmarrjen e serbëve lokalë në to dhe nisjen e themelimit të Asociacionit.
(Kosova Sot Online)