Latifi: Nëse vjen puna e kapi pushkën për Kosovën

  • A.P /
  • 08 June 2023 - 13:45
Latifi: Nëse vjen puna e kapi pushkën për Kosovën

Blerim Latifi, ka thënë se nëse vjen puna që Serbia ta sulmojë Kosovën “atëherë ai i pari do ta kap pushkën”, duke iu referuar luftës.

Por para kësaj, Latifi  teksa po debatonte me gazetaren, Alisa Braho, tha se dinjiteti i një vendi është ushtria dhe ekonomia.

Braho teksa fliste thoshte se “Kosova duhet të sillet me dinjitet”. Por kjo mori përgjigjen e Latifit.

”A e din çfarë quajmë dinjitet në marrëdhëniet ndërkombëtare. Nënkupton ushtri dhe fuqi ekonomike, ti as nuk ke ushtri e as fuqi ekonomike dhe po më flet për dinjitet. Nesër me ardhur puna, unë sërish i pari ka me kap pushkën, por tash po flasim për raportet në mes shteteve”, ka thënë Latifi.

Sipas Latifit, çështja e veriut nuk ka lidhje me demokracinë apo sundimin e ligjit, por është problem politik.

”Problemi i Veriut as nuk është problem i demokracisë, as i ligjit. Problemi i Veriut është se pakica serbe që është barrikadu atje prej qershorit 1999 është një pakicë që nuk e njeh e Kosovës”, ka thënë Latifi. 

(Kosova Sot Online)