Sot moti në Kosovë me shi, bubullima dhe breshër
Në orët e para të mëngjesit do të ketë mjegull dhe vransira përgjatë ultësirave, raporton “Kosova Sot Online”.
Kurse, pasdite do të ketë rrebeshe dhe bubullima lokalisht edhe si stuhi me breshër.
Edhe nesër do të ketë shi, bubullima dhe breshër.
Njoftimi i plotë:
8.06 – Orëve të mëngjesit mjegull ose vransira të ulëta përgjatë ultësirave. Më shumë vransira, e orëve të pasdites rrebeshe e bubullima, lokalisht edhe si stuhi me breshër.
9.06 – Më shumë intervale me diell dhe më ngrohtë. Pasdite vonë dhe në mbrëmje rrebeshe shiu e bubullima. Lokalisht të stuhishme me breshër.
10.06 – Vransira të ndryshueshme dhe intervale me diell. Pasdite rrebeshe me bubullimë.
11.06 – Kryesisht me vransira, e pasdite rrebeshe me bubullimë.
12.06 – Vransira e intervale me diell. Kohëpaskohe mundësi për reshje lokale shiu.
Era do të fryjë kryesisht nga veriu e veriperëndimi e lehtë dhe mesatare 2-7m/s.
Shtypja atmosferike luhatet kryesisht përreth vlerave normale.
(Kosova Sot Online)