![Dy vajza arrestohen pasi tentuan të fusin marihuanë në Dubravë](/uploads/kosova-sot/images/2023/September/12/200x200_auto_burgu-dubraves-1-657x350_1546871068-688492015468713221694511793.jpg)
Shpërthim në Mitrovicë, policia jep detaje për ngjarjen që ndodhi sot në mëngjes
![Shpërthim në Mitrovicë, policia jep detaje për ngjarjen që ndodhi sot në mëngjes](/uploads/kosova-sot/images/2023/June/01/auto_LAJMI_I_FUNDIT1685615412.jpg)
Një shpërthim ka ndodhur sot në mëngjes në Mitrovicë, ku kanë pësuar dëme materiale dy lokale, përcjell “Kosova Sot Online”.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Zahiti ka thënë se lokaleve i janë dëmtuar xhamat e kafiterive.
Nuk raportohet për persona të lënduar.
“Rreth orës 03:20, është raportuar se në sheshin ” Adem Jashari” si pasojë e një shpërthimi janë dëmtuar xhamat e dy kafiterive dhe një dyqani Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar, rasti në procedurë hetimore”, tha ai.
(Kosova Sot Online)