Vdes një grua në Mitrovicë, ra në një pus
Një grua në Mitrovicë ka vdekur pasi ka rënë në një pus, raporton “Kosova Sot Online”.
Lidhur me këtë rast, Policia ka njoftuar se rasti lidhur me këtë ngjarje është nën hetime.
Kurse, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion.
“HETIM MBI VDEKJEN-Mitrovicë Jugu 08.06.2023 – 14:45. Është raportuar se një femër kosovare ka vdekur pasi ka rënë në një pus. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24 orësh.
(Kosova Sot Online)