Shqiptari përplas me veturë një nënë dhe foshnjën 8-muajshe në Itali

  • E.k /
  • 12 June 2023 - 10:47
Shqiptari përplas me veturë një nënë dhe foshnjën 8-muajshe në Itali

Një shqiptar ka përplasur me veturë një nënë 26-vjeçare dhe foshnjën e saj 8-muajshe në Itali, përcjell “Kosova Sot Online”.

Nëna ndodhet e shtruar në spital për shkak të një dëmtimi në kokë, ndërsa fëmija u dërgua fillimisht në të njëjtin spital. Por, për shkak të gjendjes serioze u transferua në Bambino Gesu në Romë.

Mediat e huaja shkruajnë se 46-vjeçari shqiptar ka qenë duke drejtuar makinën tip “BMW”.

Rasti lidhur me këtë aksident është du u hetuar nga autoritetet italiane.

(Kosova Sot Online)