![](/uploads/kosova-sot/images/2023/June/12/200x200_-640-0-64345b5a337371686564118.jpg)
Lexoni edhe:
Osmani: Mirënjohje miqve tanë që na ndihmuan ta bëjmë realitet pavarësinë
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjfuca, tha se 12 qershori është njëra nga ditët më të çmueshme e më të rëndësishme të popullit të Kosovës, sepse çlirimi i Kosovës, është shembulli më i spikatur i bashkëveprimit me ndërkombëtarëtduke, transmeton "Kosova Sot Online". Kështu u shprehë ai duke kujtuar në përvjetorin e çlirimit ndërhyrjen ushtarake të NATO-s.
“Sot pra është 24 vjetori i çlirimit të Kosovës nga Serbia. Çlirimi i Kosovës është shembulli me i spikatur i bashkëveprimit të suksesshëm mes faktorit vendor edhe bashkësisë ndërkombëtare. Për ne ishte dita e ardhjes së lirisë një datë shumë e çmuar për popullin e Kosovës por ishte po ashtu edhe sukses i madh në planin ndërkombëtar”, tha Konjufca.
Kryeparlamentari tha se se ajo ditë ishte edhe dita e ndaljes së gjenocidit të Serbisë ndaj popullit të Kosovës.
Osmani: Mirënjohje miqve tanë që na ndihmuan ta bëjmë realitet pavarësinëLexoni edhe:
“Kjo natyrisht nuk do të mund të arrihej edhe pa miqtë tanë të çmuar ndërkombëtarë, pa shtet të cilat e ndihmuan çlirim e Kosovës. Por kjo ndodhi edhe pikërisht për arsye se kauza jonë ishte shumë e drejtë. Ne krejt çka po kërkonim si popull dhe qytetarë ishte që ta heqim pushtimin, okupimin serb shekullor në Kosovë”, tha Konjufca.
“Për këtë ditë dhamë edhe shumë, dhamë dëshmorët tanë, i dhamë martirët e Kosovës dhe kishte shumë sakrifica dhe mund të popullit tonë për çlirim, prandaj ata do të kujtohen dhe nderohen gjithmonë sepse janë në themelet e lirisë së shtetit tonë. Prandaj unë e shfrytëzoj rastin që të uroj edhe një herë ditën të gjithë qytetarëve të Kosovës, 12 qershorin ditën e çlirimit sepse është njëra nga ditët më të çmushmë, më të rëndësishme të popullit tonë”, shtoi ai.
(Kosova Sot Online )