Lexoni edhe:
Osmani: Mirënjohje miqve tanë që na ndihmuan ta bëjmë realitet pavarësinë
Kryeministri Albin Kurti, në 24 vjetorin e çlirimit të vendit, tha se ndërhyrja ushtarake e NATO-s e ndaloi gjenocidin e Serbisë mbi popullin e Kosovës, transmeton "Kosova Sot Online".
Ai shprehu falënderimin e mirënjohjen ndaj ndërkombëtarëve për lirinë.
“Pas çlirimit vjen paqja. Sot përkujtojmë dhe festojmë 24-vjetorin e çlirimit të Kosovës dhe vendosjen e paqes në vendin tonë, pra 12 qershorin. Bashkë me presidenten e Republikës dhe kryetarin e Kuvendit kujtuam duke vendosur lule të freskëta dhe bërë homazhe humanizmin e Rugovës, qëndresën e Demaçit, sakrificën e Jasharajve dhe këtu kontributin e NATO-s”, tha Kurti.
Osmani: Mirënjohje miqve tanë që na ndihmuan ta bëjmë realitet pavarësinëLexoni edhe:
“Përulemi para gjithë dëshmorëve dhe martirëve të kombit dhe të gjithë atyre të cilët dhanë jetën për lirin e popullit dhe çlirimin e Kosovës. Ndërhyrja ushtarake e NATO-s e ndaloi gjenocidin e Serbisë mbi popullin tonë gjithnjë dhe përgjithmonë jemi falënderues dhe mirënjohës”, shtoi ai.
(Kosova Sot Online )