"Në veri, për 5 muaj u raportuan 184 raste për vepra të ndryshme penale"
Ministria e Punëve të Brendshme njofton se në komunat veriore të Kosovës, deri në muajin maj kanë pranuar dhe trajtuar 184 raste të ndryshme penale, përcjell “Kosova Sot Online”
MPB thotë se raportimet nga ana e qytetarëve janë padyshim çelësi i luftimit të krimit dhe çdo lloj vepre tjetër penale.
Njoftimi i plotë:
Qytetarët tanë në komunat veriore po vazhdojnë bashkëpunimin me Policinë e Kosovës. Raportimet nga ana e qytetarëve janë padyshim çelësi i luftimit të përbashkët të krimit dhe çdo lloj vepre penale.
Deri në muajin maj të këtij viti, Stacionet Policore të komunave Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, kanë pranuar dhe trajtuar 126 raste ndërsa bashkë me Hetimet Rajonale, 184 raste në total.
I falënderojmë qytetarët për besimin në raportim si dhe i inkurajojmë për bashkëpunim të mëtutjeshëm me Policinë e Kosovës.
(Kosova Sot Online)