Me dyshimet se kishte përfituar 570 mijë euro 'zbërthehet' para gjykatës Milena Deraj

  • A.P /
  • 12 June 2023 - 14:00
Me dyshimet se kishte përfituar 570 mijë euro  'zbërthehet' para gjykatës Milena Deraj

Gjykata e Apelit ka lënë në burg këtë të hënë ish-punonjëse e Bankës së Shqipërisë Milena Derajn, e arrestuar më 24 Maj me dyshimet se kishte përfituar 570 mijë euro nëpërmjet mashtrimit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Milena Derajt, i është kërkuar nga një mike e saj të gjente avokat për të ndihmuar familjen Ferracaku në Shkodër. Deraj ka treguar se ka kontaktuar me një avokat dhe ai i ka thënë se për këtë punë i duhej një shumë prej 340 mijë Eurosh, shumë për të cilën kishin rënë dakord dhe familja Ferracaku dhe ia ka dhënë në 3 takime të ndryshe në Tiranë.

Deraj ka dorëzuar një deklaratë noteriale ku pranonte se i njihte borxhin familjes Ferracaku. Megjithatë ajo pretendon se u detyrohet më pak dhe se nuk ua ka marrë përmes mashtrimit.

“Unë e nënshkruara Milena Deraj, deklaroj se kam marre nga Z. Abedin Ferracaku shumën monetare pre 340,000 Euro (treqind e dyzetë mije Euro). Ketë shume unë ia kam marre ne premtim te zgjidhjes se një çështje gjyqësore, ku z Abedin Ferracaku ishe i përfshire, ne Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër.

Unë kam kontaktuar dy avokate te suksesshmen për mbrojtjen e Z. Abedin Ferracaku. Gjate zhvillimit te hetimeve/procesit njeri nga avokatet është tërhequr nga mbrojtja, kurse tjetri është akoma i angazhuar me procesin gjyqësor.

Pasi është tërhequr Avokati i pare, unë i kam rikthyer Z. Abedin Ferracaku shumen prej 140,000 Euro (njëqind e dyzetmijë Euro). Këtë shume ia kam kthyer Abedin Ferracakut, para tre muajsh pranë Casa Italia, ne automjetin e tij Volksëagen Polo.

Pas kësaj ngjarje janë krijuar konflikte, dhe unë kam filluar t’i paguaj fajde (interesa) Z.

Abedin ferracaku ne shumat 25,000 Eurto/muaj (njëzete e pese mije Euro ne muaj), para te cilat i janë paguar ne Tirane.

Unë Milena Derai deklaroj se akoma i detyrohem shtetasit Abedin Ferracaka shumen prei 200,000 Euro (dyqind mije Euro), plus interesin e fundit (muaji Maj 2023), pra gjithsej shumën prej 225,000 Euro (dyqind e njëzete e pese mije Euro), shume te cilën e kam deklaruar edhe një here tjetër me Deklarate Noteriale para Noter Arian Merkuri, ne prani te shtetases Elira Shyti, e cila është e besuara e Z. Abedin Farracalai, te cilin unë nuk mund ta takoj sepse është ne kërkim”, shkruhet në deklaratën noteriale e Milena Derajt.


(Kosova Sot Online)