I premtuan ta çonin në Kanada dhe ja morrën 10 mijë euro, arrestohet 31-vjeçarja, në kërkim bashkëpunëtori
Një 31-vjeçare është arrestuar nga policia e Tiranës për veprën penale “Mashtrimi”, ndërsa bashkëpunëtori i saj 34 vjeçar është shpallur në kërkim, përcjell “Kosova Sot Online”.
Këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se i kanë marrë shumën 10 000 euro, shtetasit B. Gj., 49 vjeç, banues në Malësi të Madhe, duke i premtuar se do ta ndihmonin atë që të shkonte në Kanada.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
(Kosova Sot Online)