Arsimtari abuzon me nxënësen e mitur në Deçan, ndalohet 48 orë për sulm seksual
Një arsimtar në Deçan është arrestuar nën dyshimin se ka sulmuar seksualisht një nxënëse të shkollës fillore, përcjell “Kosova Sot Online”.
Lajmin e ka konfrmuar Shkodran Nikçi, zëdhënës i Prokurorisë Themelore në Pejë.
Ai ka treguar që personi i dyshuar është ndaluar për 48 orë.
“Me urdhër të prokurorit te shtetit personi i dyshuar është ndaluar per 48 ore nen dyshimin se ka kryer veprën penale “Sulm Seksual”. Prokurori i shtetit brenda afatit ligjor, ndaj te pandehurit do parashtroj kërkese për caktimin e masës se paraburgimit”.
“Prokurori i shteti ka marre veprime hetimore për ndriçimin e plotë të kësaj çështje penale, i cili ka shkuar në stacionin policor dhe ka urdhëruar sekuestrimin e telefonit të pandehurit”, ka deklaruar ai.
(Kosova Sot Online)