![](/uploads/kosova-sot/images/2023/June/13/200x200_asociacioni1686635880.jpg)
Lexoni edhe:
Një propozim qeveritar kosovar për asociacionin, jo nga ortakët e Aleksandër Vuçiqit Edi Rama e Baton Haxhiu
Ministri i Infrastrukturës, Liburin Aliu, ka njoftuar për vizitën që i ka bërë kryetarit të Lesposaviqit, Lulzim Hetemi, në objektin e komunës. Ai ka thënë se me kryetarin kanë bashkëbiseduar për bashkëpunimin e ndërsjellë në realizimin e projekteve që do të kontribuojnë në zhvillim ekonomik për të gjithë qytetarët, transmeton "Kosova Sot Online ".
“E falënderoj Kryetarin Lulzim Hetemi nga zemra për qëndresën e tij shembullore për Republikën e Kosovës, si dhe Policinë e Kosovës për disiplinën dhe profesionalizmin e pashembullt që po e tregojnë për çdo dit”, ka shkruar ndër të tjera Aliu.
(Kosova Sot Online )