Tre policë janë lënduar gjatë arrestimit të drejtuesit të Mbrojtjes Civile në Veri
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Luljeta Mehmeti, e ka konfirmuar arrestimin e një personi në Mitrovicën e Veriut.
Mehmeti tha që një person është lënduar lehtë gjatë arrestimit të dyshuarit, ndërsa dy policë të rendit janë lënduar pas operacionit.
Mehmeti ka theksuar se të gjitha njësitë relavante policore janë duke u marrë me rastin dhe ofrimin e sigurisë.
“Mund të konfirmojmë se sot më datë 13.06.2023, në komunën Mitrovicë Veri, Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për disa vepra penale. Gjatë arrestimit të personit të dyshuar është lënduar lehtë një zyrtar policor. Pas operacionit njësitet policore kanë hasur në rezistencë dhe janë sulmuar me ç’rast 2 zyrtarë policorë të rendit raportohet të jenë lënduar lehtë. Të gjitha njësitë relavante policore janë duke u marrë me rastin dhe ofrimin e sigurisë”, tha Mehmeti.
(Kosova Sot Online)